Politika 30 June 2026, 21:47 Nga VNA

Aldo Bumçi: Narrativa se “PS dhe PD janë njësoj” i shërben vetëm Ramës

Ndaje në Whatsapp
Aldo Bumçi: Narrativa se “PS dhe PD janë njësoj” i

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi, ka deklaruar se teza sipas së cilës Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë njësoj është, sipas tij, një narrativë që i shërben kryeministrit Edi Rama dhe njëkohësisht përdoret nga partitë e vogla për të ndërtuar kapital politik.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Bumçi tha se nuk mund të barazohet një forcë politike që ka qeverisur vendin për 13 vite me opozitën, e cila, sipas tij, nuk ka pasur pushtet dhe për një periudhë u përball edhe me humbjen e emrit dhe simboleve të saj.

Sipas tij, partitë e vogla përpiqen të ndërtojnë mbështetje politike mbi tezën se “të gjithë janë njësoj”, por kjo, tha ai, nuk sjell një alternativë të re.

Bumçi tregoi gjithashtu se ka biseduar me protestues që thërrisnin “Rama në burg, Berisha në burg”, duke theksuar se shumica e tyre ishin të rinj, të cilët, sipas tij, kanë qenë fëmijë gjatë periudhës kur qeveriste PD-ja dhe nuk e mbajnë mend atë periudhë.

Ai shtoi se gjatë viteve 2005-2013 në Shqipëri funksiononte rotacioni politik, mediat ushtronin kontroll ndaj qeverisë dhe Gjykata Kushtetuese rrëzonte ligje të miratuara nga mazhoranca, duke e cilësuar atë periudhë të ndryshme nga situata aktuale.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme