Politika 30 June 2026, 17:24 Nga VNA

Lirohen 5 protestuesit e ndaluar, njëri përfundon në spital; në orën 19:00 nis protesta e 31-të

Ndaje në Whatsapp
Lirohen 5 protestuesit e ndaluar, njëri përfundon në spital;

Pesë protestuesit e shoqëruar në Komisariatin nr. 1 pas përplasjes me policinë janë lënë të lirë pas disa orësh. Ndaj asnjërit prej tyre nuk është regjistruar procedim penal.

Mes të liruarve ishte edhe Dritan Goxhaj, i cili deklaroi se shoqërimi u bë me pretendimin për kundërshtim të punonjësve të policisë, por sqaroi se të pesë protestuesit janë liruar pa u proceduar penalisht.

Njëri prej protestuesve është dërguar në spital për shkak të dëmtimeve të marra gjatë ndërhyrjes së policisë.

Pas lirimit të tyre, vëmendja zhvendoset te protesta e 31-të kombëtare, e cila pritet të nisë në orën 19:00 përpara Kryeministrisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme