Politika 30 June 2026, 11:11 Nga VNA

“PS nuk e mund asnjë protestë”, Balla sqaron dhe gafën: E kisha fjalën për Tahir Sinanajn nga Kukësi, jo për heroin kombëtar Tahir Sinani

Ndaje në Whatsapp

hhtzhtzhtz.PNG

Protesta që po zhvillohet prej 30 ditësh është kthyer në një nga temat kryesore të debatit politik edhe në seancën plenare të ditës së sotme, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës vijuan me tone të forta. Të dyja palët politike duket se po i përdorin protestat në funksion të retorikës kundër njëra-tjetrës, ndërsa protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësi ndaj të gjithë klasës politike.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi protestën si një disfatë për opozitën dhe jo për mazhorancën, pavarësisht se një nga kërkesat kryesore të protestuesve mbetet largimi i qeverisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla iu drejtua deputetëve të opozitës duke deklaruar se ata po marrin pjesë në protestë me shpresën se ajo do të largojë Sali Berishën nga drejtimi politik.

“Shkoni aty në protestë me shpresën se protesta do t’ju heqë Saliun, sepse ju nuk e hiqni dot Saliun. Ndoshta protesta ua heq Saliun, por një gjë protesta e arriti: ju mundi ju. Ne protesta nuk na mund dot. PS nuk e mund dot askush”, deklaroi Balla.

Gjatë fjalës së tij, deputeti socialist reagoi edhe ndaj debatit të krijuar pas deklaratës së mëparshme lidhur me emrin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tahir Sinani. Balla tha se deklarata e tij ishte keqinterpretuar nga opozita dhe se ai nuk i ishte referuar heroit kombëtar, por një personi tjetër me emër të ngjashëm.

“Aq të paudhë jeni, sa u munduat ta përdorni për hesapet politike. Morët një dokument zyrtar dhe i ndryshuat emrin. Tahir Sinanaj është nga Kukësi, ndërsa Tahir Sinani është heroi ynë kombëtar. Ju e bëtë Tahir Sinanajn, Tahir Sinani dhe këtu mbyllet”, u shpreh Balla.

Megjithatë, debatet në Kuvend vijuan edhe më tej, pasi Balla përsëriti akuzat ndaj Dritan Goxhajt, duke deklaruar se ai “nuk ka qenë asnjë ditë pjesë e luftës së UÇK-së”.

Në vijim të fjalës së tij, deputeti socialist riktheu gjithashtu pretendimet për përfshirje të Iranit në protestat kundër qeverisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme