Politika 30 June 2026, 10:30 Nga VNA

Pas zërave për pakënaqësi, Spiropali mbyll çdo diskutim: “Kam qenë në PS dhe do të jem gjithmonë në PS”

Ndaje në Whatsapp

ffvdvfdfvd.png

Pas ditësh spekulimesh për pakënaqësitë e saj brenda Partisë Socialiste dhe raportet me kryeministrin Edi Rama, deputetja Elisa Spiropali zgjodhi të mbyllë çdo diskutim me një deklaratë të qartë besnikërie ndaj PS-së.

Para se të hynte në Kuvend, Spiropali u pyet nga gazetarët nëse kishte komunikuar me kryeministrin Rama për qëndrimet e saj të fundit, si edhe nëse mund të ndiqte të njëjtin rrugëtim si deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste.

Deputetja socialiste u përgjigj se fokusi mbetet puna për vendin, ndërsa theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga PS.

“Jemi duke punuar. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në PS, kam qenë në PS dhe do të jem gjithmonë në PS. Në PS duhet të jenë të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë historikisht, e kanë bërë edhe sot. Ata që i kanë sjellë dëme PS-së, le të shkojnë aty ku e kanë vendin”, tha Spiropali.

E pyetur edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Ditmir Bushatin, Spiropali u shpreh se në Partinë Socialiste duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe që, sipas saj, kanë kontribuar historikisht për këtë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme