Politika 29 June 2026, 15:02 Nga VNA

Çmenden ambasadat, bëjnë fushatë për biletat e Kanye West

Ndaje në Whatsapp

Pasi Ministri Blendi Gonxhja ngriti alamin se koncerti i Kanye West mund të dështonte, dhe partia duhet të jepte ndihmë, janë vënë në punë ambasadat. Nga një institucion që duhet të përfaqësojë shtetin, diplomacinë dhe politikat e jashtme, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni është kthyer papritur në një "agjenci biletave" dhe PR-i për koncertin e rreperit kontravers Kanye West (Ye) në Tiranë.

Një postim i fundit në faqen zyrtare të kësaj ambasade ka lënë pa fjalë ndjekësit dhe njohësit e diplomacisë. Me një gjuhë që ngjan më shumë me faqet e ndërmjetësve të biletave sesa me komunikimin solemn të një shteti, ambasada njofton me bujë se "2 JAVË na ndajnë nga nata që do të hyjë në histori!", duke ftuar publikun në "Eagle Stadium" më 11 korrik 2026.

Pyetja e parë që lind natyrshëm është: Çfarë lidhje ka Ambasada në Poloni me organizimin e një koncerti komercial në Tiranë?

Detyra e një përfaqësie diplomatike është mbrojtja e interesave të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, forcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe promovimi i kulturës kombëtare. Ndërsa mbështetja e turizmit është legjitime, kalimi në tone kaq ekzaltuese për një biznes privat të showbizz-it ndërkombëtar kalon çdo kufi të etikës zyrtare.

Gjuha e përdorur, e mbushur me kode të çuditshme në fillim (që ngjajnë me një gabim teknik ose 'copy-paste' të pakujdesshëm të kodeve të gjenerimit të biletave) dhe thirrjet për një "super-produksion", tregon një rënie totale të standardit të komunikimit institucional.
Pyetjet që presin përgjigje
Ky rast ngre disa pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e komunikimit publik të diplomacisë sonë:

A ka një marrëveshje komerciale mes organizatorëve të koncertit dhe Ministrisë së Jashtme, apo bëhet fjalë për një përdorim personal të faqeve zyrtare nga menaxhuesit e rrjeteve sociale?
Kush mban përgjegjësi për kthimin e stemës së Republikës dhe emrit të shtetit në një tabelë reklamash për Ye?
Ku fillon dhe ku mbaron serioziteti, kur profilet që duhet të njoftonin marrëveshje dypalëshe apo ndihmë për diasporën, tmerrohen nga "ethet" e shitjes së biletave?

Apo mjafton alarmi i Gonxhes në mbledhjen e partisë për të kaluar në këto limite?

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme