Politika 28 June 2026, 08:00 Nga VNA

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

Ndaje në Whatsapp
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup

Protesta qytetare vijoi dje me tubimin përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama në ditën e 28-të. Në shesh u ritheksuan pesë kërkesat drejtuar qeverisë, duke nisur nga dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë, krijimi i një qeverie teknokrate kalimtare, si edhe një reformë kushtetuese që të përfshijë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ligjit për financimin e partive dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në vetëm dy mandate.

Gjatë protestës u sqarua edhe letra e dërguar për përfaqësitë diplomatike në Tiranë, e cila u konsiderua si lëvizja e parë zyrtare e ndërmarrë në kuadër të protestës. Disa prej emrave të aktivistëve u bënë publikë pikërisht për shkak të kësaj letre.

Në një intervistë për Report TV, aktivistja Sidorela Vatnikaj, pjesë e grupit organizator, tha se letra është firmosur vetëm nga disa persona, të cilët kanë zgjedhur të identifikohen për arsye të sigurisë së tyre fizike, pasi, sipas saj, kanë marrë kërcënime apo intimidime ndaj tyre dhe familjarëve.

“Është firmosur kryesisht nga disa persona të cilët për arsye të sigurisë së tyre fizike kanë dashur të identifikohen, por kjo nuk lidhet me krijimin e një grupi drejtues apo koordinues. Ka qenë vetëm frika e tyre për shkak se kanë marrë kërcënime ata apo fëmijët e familjarët e tyre që i ka bërë t’u drejtohen përfaqësive diplomatike me emrat e tyre personalë, por ata nuk përfaqësojnë një grup të organizuar apo një grup që koordinon protestën”, u shpreh Vatnikaj.

Vetë ajo tha se nuk e ka firmosur letrën, duke shtuar se nuk e ka parë të arsyeshme një veprim të tillë, pasi, sipas saj, informacioni për përfaqësitë diplomatike është dhënë vazhdimisht nga vetë sheshi i protestës.

Në të njëjtën intervistë për Report TV ishte e ftuar edhe aktivistja Etleva Merko, një nga 13 firmëtarët e letrës, e cila tha se nënshkrimi kishte për qëllim ta bënte më zyrtar komunikimin me faktorin ndërkombëtar dhe jo krijimin e një strukture drejtuese.

“Tani unë jam një nga ato që e ka firmosur dhe unë realisht e kam bërë për të qenë më zyrtarisht një shkresë, që të mos mbeteshin vetëm fjalët që ne flasim në atë shesh, por të bëhej më zyrtare duke u dërguar në të gjitha ambasadat. Për ne është primar mbështetja e ndërkombëtarëve dhe menduam se shkresa do të ishte më konkrete duke iu drejtuar të gjitha institucioneve që u përkasin ndërkombëtarëve. Unë personalisht nuk kam marrë asnjë presion dhe asnjë kërcënim”, tha Merko.

Vatnikaj hodhi poshtë edhe pretendimet se pesë kërkesat e protestës janë hartuar apo kontrollohen nga një grup i caktuar. Sipas saj, ato janë kërkesa të artikuluara nga qytetarët gjatë katër javëve të fundit dhe janë lexuar në podium nga aktivistë e pjesëmarrës të ndryshëm, pa pasur një përzgjedhje të veçantë.

E pyetur se si do të vijojë protesta nëse kryeministri Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen, Vatnikaj u përgjigj se qytetarët nuk do të largohen nga sheshi deri në realizimin e pesë kërkesave të tyre.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme