Politika 26 June 2026, 20:56 Nga VNA

Ja kush janë anëtarët e Grupit Koordinues të Protestës, u dërgojnë ambasadorëve perëndimorë listën me kërkesat e protestuesve

Ndaje në Whatsapp
Ja kush janë anëtarët e Grupit Koordinues të Protestës,

Grupi Koordinues i Protestës ka dërguar këtë të premte një letër zyrtare ambasadorëve dhe drejtuesve të misioneve diplomatike të vendeve perëndimore të akredituara në Shqipëri, duke i informuar për kërkesat e lëvizjes qytetare që prej 27 ditësh zhvillon protesta në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Në dokumentin e firmosur nga përfaqësuesit e grupit, protestuesit deklarojnë se lëvizja përfaqëson një mobilizim të gjerë qytetar, paqësor dhe të orientuar drejt mbrojtjes së shtetit të së drejtës, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Në letër paraqiten pesë kërkesat kryesore të protestës:

* Dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë aktuale.
* Krijimi i një qeverie teknike, jopartiake, me mandat 12-mujor.
* Reformë e plotë kushtetuese, që do të miratohet me referendum popullor dhe që përfshin reformën zgjedhore, reformën e financimit të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, si edhe kufizimin e mandateve të kryeministrit në maksimumi dy mandate gjatë gjithë karrierës politike.
* Shfuqizimi i ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, “Paketën e Maleve” dhe ligjin për Investimet Strategjike.
* Hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë të pavarur dhe shoqërinë civile.

Në fund të letrës janë renditur edhe anëtarët e Grupit Koordinues të Protestës, të cilët e kanë firmosur dokumentin:

* Entela Koja
* Arben Kola
* Megan Balaj
* Edviol Kulluri
* Luçjana Kokaj
* Gentjan Progni
* Gjon Ndoj
* Etleva Merko
* Everest Bardhi
* Përparim Gjeka
* Mevlan Mata
* Ilir Xhemalaj
* Marjen Rama

Në përmbyllje të letrës, Grupi Koordinues u kërkon ambasadorëve të marrin në konsideratë seriozitetin e kësaj lëvizjeje qytetare dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore, demokratike dhe gjithëpërfshirëse të situatës politike në Shqipëri.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme