Politika 26 June 2026, 13:45 Nga VNA

Deputeti britanik kritika Ramës: Pse të rinjtë po largohen nga vendi i tyre?

Ndaje në Whatsapp

fvdfvd.jpg

Deputeti britanik Andrew Rosindell ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se çdo politikan ka të drejtë të shprehë opinionet e tij për zhvillimet në vende të tjera.

Rosindell është shprehur se gjatë një vizite në Tiranë vitin e kaluar ka zhvilluar biseda me shumë të rinj shqiptarë, të cilët, sipas tij, i kishin shprehur dëshirën për t’u larguar nga vendi. Ai shtoi se një eventuale anëtarësim i Shqipërisë në zonën Shengen mund ta lehtësojë më tej këtë lëvizje.

Deputeti britanik solli gjithashtu në vëmendje se në vitin 2022 shtetasit shqiptarë përbënin grupin më të madh të emigrantëve që mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone të vogla, duke ngritur pyetjen mbi arsyet që shtyjnë të rinjtë shqiptarë të largohen nga vendi i tyre.

Sipas tij, debati kryesor duhet të fokusohet te faktorët që nxisin emigrimin e të rinjve shqiptarë, dhe jo te përplasjet politike mes liderëve.

Në përfundim, Rosindell u shpreh se çështjet e sovranitetit dhe vetëqeverisjes i takojnë popullit britanik, duke theksuar se Brexit ishte një zgjedhje demokratike që mbetet e rëndësishme edhe sot. Ai shtoi se, ndërsa kryeministri shqiptar është i lirë të komentojë për Britaninë, edhe ai vetë ka të drejtë të shprehë opinionin e tij për Shqipërinë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme