Politika 25 June 2026, 14:13 Nga VNA

Braçe thotë se shqetësimet e protestuesve zgjidhen në Parlament, por Kuvendi bën sikur nuk i sheh protestat

Ndaje në Whatsapp

nfghnghngh.PNG

Deputeti, Erion Braçe, ka komentuar largimin e Marjana Koçekut nga PS, duke theksuar dallimet në perceptimin publik mes një largimi të saj dhe një të mundshëm të tij nga politika aktive.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Braçe u shpreh se ai vetë nuk ka pse të dalë në protestë pasi si deputet ka në dorë "vendin ku mund t’i bëjë të gjitha". Megjithatë, kjo deklaratë ngre një pyetje të pashmangshme, nëse ai vërtet ka pushtet për të bërë gjithçka?! Pse pas kaq shumë vitesh në Kuvend nuk ka sjellë asnjë përmirësim për mijëra qytetarët që detyrohen të dergjen rrugëve?

Ironia qëndron edhe në faktin se vetë Braçe ka denoncuar publikisht që institucionet shtetërore nuk i përgjigjen as atij si deputet. Nëse administrata shpërfill një figurë veterane të pushtetit, mund të imagjinohet lehtë se çfarë përjeton një qytetar i thjeshtë. Këtë sjellje arrogante të sistemit Braçe nuk ka arritur ta ndryshojë, megjithëse pretendon se ndryshimi vjen pikërisht përmes ushtrimit të funksionit brenda asaj salle të ngrohtë.

Më tej, deputeti argumentoi se për Koçekun është e lehtë të largohet, ndërsa për të ky opsion nuk ekziston sepse ka milituar si "socialist i themelimit" dhe askush nuk do ta besonte si të pavarur. Por duke zgjedhur të qëndrojë besnik ndaj logos, ai pranon bashkëfajësinë për një parti që është larguar nga vlerat e saj fillestare dhe e kthyer në një organizatë që i shërben një grushti personash. Për më tepër, prej 13 vitesh në pushtet tashmë, mban në kurriz aferat më të mëdha korruptive në disa nivele qeverisë.

Braçe e pranon se njerëzit në protestë janë të papërfillur dhe se po u vritet e ardhmja, por zgjedh të mbetet pjesë e makinerisë që i merr këto vendime, duke preferuar rolin e kritikut pa kosto, ndërsa në praktikë ndryshimi për qytetarët mbetet zero.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme