Politika 25 June 2026, 10:38 Nga VNA

Mazniku kërkon që Veliaj të dalë nga burgu e të vijë në Kuvend më 30 qershor të japë mend për reformën territoriale

Ndaje në Whatsapp

Komisioni i Reformës Territoriale ka thirrur zyrtarisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të dëshmuar në dëgjesën publike të qarkut që do të mbahet më 30 qershor. Edhe pse Veliaj aktualisht ndodhet në paraburgim, bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, ka bërë të qartë se institucioni i bashkisë duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar praninë fizike të kryebashkiakut në Kuvend.

Mazniku theksoi se komisioni ka vendosur një standard të prerë për të mos pranuar zëvendësues apo nënkryetarë, duke insistuar që Tirana, si bashkia më e madhe dhe më e rëndësishme në vend, të përfaqësohet drejtpërdrejt nga titullari i saj i zgjedhur.

“Ne kemi caktuar një standard. Nuk kemi dëgjuar nënkryetarët, edhe kur kanë qenë të deleguar me porosi. Ftesën ia çojmë institucionit dhe institucioni duhet të marrë masat përkatëse që të përfaqësohet nga personi që ka tagrin për të qenë kryetar i zgjedhur i bashkisë. Kemi çuar kërkesën në mënyrë specifike”, u shpreh Mazniku.

Për momentin, organizatorët janë duke përzgjedhur ambientin e duhur që do të mirëpresë këtë seancë të rëndësishme, ndërsa ora pritet të jetë ajo e pasdites.

"Dëgjesa e qarkut Tiranë do të bëhet më datë 30. Jemi duke diskutuar akoma bashkë me bashkëkryetarin për vendin dhe orën, por ora do të jetë besoj tipike, 5 ose 6. Po diskutojmë për një vend të përshtatshëm që të jetë mjaftueshëm i madh për një dëgjesë të këtij niveli dhe i përshtatshëm për të gjithë palët”, shpjegoi më tej Mazniku.

Kjo dëgjesë vjen në një moment kritik, pasi afati zyrtar për kalimin e Reformës Territoriale është caktuar data 15 korrik, ndonëse Mazniku ka lënë të kuptohet se ky afat mund të shtyhet në varësi të ecurisë së procesit. Mbetet për t'u parë se si institucionet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë do ta zgjidhin ngatërresën procedurale për të mundësuar praninë e Veliajt në dëgjesë nga ambientet e paraburgimit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme