Politika 24 June 2026, 21:01 Nga VNA

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin plotësisht kërkesat e protestuesve

Ndaje në Whatsapp
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin plotësisht kërkesat e

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar ndaj pretendimeve se PD dhe Sali Berisha nuk mbështesin kërkesat e protestës qytetare, duke i cilësuar ato si manipulime dhe trillime të qëllimshme.

Sipas Garos, Partia Demokratike dhe Berisha mbështesin plotësisht pesë kërkesat e paraqitura nga përfaqësuesit e protestës qytetare, si edhe kërkesat e tjera të artikuluara nga tribuna e saj publike. Ajo akuzoi Edi Ramën dhe mediat pranë qeverisë se po përpiqen të krijojnë konfuzion duke paraqitur deklarata individuale të protestuesve si qëndrime zyrtare të protestës.

“Berisha dhe PD mbështesin plotësisht pesë kërkesat e paraqitura nga përfaqësuesit e protestës rinore qytetare. Edi Rama, përmes mediave të tij, me qëllim të keq për të sulmuar protestën dhe kërkesat e drejta, i konfondon ato me prononcime individuale të ndonjë protestuesi, duke i paraqitur si qëndrime të vetë protestës”, deklaroi Garo.

Në përfundim, ajo tha se PD dënon atë që e cilësoi si praktikë manipulimi nga qeveria dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, si dhe pranimin e kërkesave të paraqitura nga përfaqësuesit e protestës qytetare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme