Politika 24 June 2026, 13:17 Nga VNA

Berisha: Rama ka projektuar 523 projekte turistike në jug, pas tyre fshihen skema të dyshimta kriminale

Ndaje në Whatsapp

gmhjm.PNG

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me projektet turistike në jug të vendit, duke pretenduar se pas një pjese të investimeve fshihen individë me precedentë kriminalë dhe mungesë transparence mbi pronësinë dhe zhvilluesit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama ka parashikuar përmes studiove arkitekturore 523 projekte resortesh dhe hotelesh në zonat turistike të vendit, ku sipas tij 53 janë aktualisht në ndërtim, ndërsa 47 të tjera presin miratimin e lejeve.

Sipas kreut të PD, projektet janë mbajtur larg syrit të publikut dhe nuk bëhen publikë zhvilluesit realë apo burimet financiare të investimeve.

“Rama ka projektuar 523 resorte dhe hotele në zonat turistike, duke përjashtuar nga taksat për 10 vite një infrastrukturë gjigante, sikur të ishte pronë e tij. Ky është regjim kolonial dhe nuk ka asgjë të përbashkët me ligjin dhe Kushtetutën”, deklaroi Berisha.

Ai pretendoi se pas disa prej projekteve qëndrojnë persona të njohur për drejtësinë, duke përmendur emrat e Salvador Aliut dhe Franc Çopjas.

Berisha ndaloi veçanërisht te projekti i planifikuar në Kanionin e Gjipesë, për të cilin tha se ka denoncuar më herët ndërtimin e një resorti dhe se për këtë çështje ndodhet aktualisht në proces gjyqësor.

Sipas tij, projekti në Gjipe është mbajtur “top secret”, pa informacion të qartë mbi zhvilluesit dhe transaksionet e pronësisë. Ai deklaroi se 15 mijë metra katrorë tokë në Vuno janë blerë nga Salvador Aliu, të cilin e cilësoi si trafikant droge, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e kalimit të pronësisë së tokave.

“Parcelat kanë blerësin, por jo shitësin. Territori figuronte tokë publike dhe vetëm pak ditë pasi Artan Lame refuzoi regjistrimin si pronë private, ai u shkarkua nga detyra”, u shpreh Berisha.

Kreu i opozitës publikoi edhe pamje të projektit që sipas tij parashikon ndërtimin e një hoteli në zonën e Gjipesë dhe akuzoi qeverinë për mungesë transparence mbi investimet strategjike në bregdet.

Në fund Berisha i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë që të hetojnë projektet turistike dhe transaksionet financiare të lidhura me to, duke theksuar nevojën për transparencë dhe verifikim të plotë të çdo investimi të dyshuar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme