Politika 23 June 2026, 21:24 Nga VNA

Braçe: Jam socialist, jo i pavarur. Nuk kam nevojë për protestën, do t’i kërkoj llogari PS-së sy më sy

Ndaje në Whatsapp
Braçe: Jam socialist, jo i pavarur. Nuk kam nevojë për

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ndaj zërave që e kanë lidhur me një largim nga PS apo me mbështetjen e protestave kundër qeverisë, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e socialistëve dhe se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga mandati.

Në një reagim të gjatë, Braçe shprehet se është socialist prej 35 vitesh dhe se nuk ka ndërmend të bëhet “i pavarur”, ndërsa thekson se nuk ka qenë kurrë neutral dhe se do të vazhdojë të mbajë qëndrime kritike brenda partisë së tij.

“Jam socialist, nuk bëhem i pavarur. Jam partizan, jo neutral. Mbaj qëndrime, nuk dal mënjanë”, shkruan Braçe.

Deputeti socialist thekson se është zgjedhur nga qytetarët e Tiranës dhe se do të vazhdojë të ushtrojë mandatin, duke përjashtuar dorëheqjen.

Braçe thotë se do të vijojë t’i qëndrojë përballë Partisë Socialiste duke thënë të vërtetën, duke kërkuar llogari dhe duke kundërshtuar kur është e nevojshme, por pa iu bashkuar protestave.

“Nuk kam nevojë për protestën e nuk dua kapital politik prej saj”, shprehet ai, duke shtuar se disa nga axhendat e artikuluara në protestë i konsideron primitive dhe shumë të rrezikshme për vendin.

Sipas Braçes, ai do të vazhdojë të debatojë “sy më sy” me kryeministrin dhe qeverinë, duke marrë dhe kërkuar përgjegjësi brenda Partisë Socialiste.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme