Politika 23 June 2026, 14:55 Nga VNA

Manon Aubry sulmon Ramën pas takimit me Macron: Franca të mos i japë çek të bardhë një qeverie në krizë

Ndaje në Whatsapp

fgbbbgfgb.jpg

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka reaguar ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, një ditë pas takimit të tij në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron.

Në një postim në rrjetin social X, Aubry kritikoi mbështetjen e Francës ndaj qeverisë shqiptare, në një moment kur, sipas saj, vendi po përballet me protesta dhe pakënaqësi qytetare prej 23 ditësh.

Ajo deklaroi se takimi i Macron me Ramën zhvillohet në një kohë kur Shqipëria është “në revoltë”, duke theksuar se Franca nuk duhet t’i japë, siç u shpreh ajo, “çek të bardhë” një qeverie që, sipas saj, vepron në favor të interesave të huaja dhe oligarkëve. Aubry e mbylli reagimin e saj me një thirrje simbolike në mbështetje të protestave.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme