Politika 23 June 2026, 11:25 Nga VNA

PD kërkon debat në Kuvend për raportin e KE dhe 5 kërkesat e protestuesve

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon debat në Kuvend për raportin e KE dhe 5 kërkesat e

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një debati në Kuvend mbi raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, si edhe mbi kërkesat e protestuesve që prej tre javësh po protestojnë para Kryeministrisë.

Në kërkesën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar, Partia Demokratike Gazment Bardhi, theksohet se protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore, të cilat sipas opozitës kërkojnë adresim të menjëhershëm.

Kërkesat përfshijnë: dorëheqjen e qeverisë; shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike; anulimin e “Paketës së Maleve”; shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura; si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Sipas dokumentit të dorëzuar në Kuvend, këto çështje duhet të trajtohen në mënyrë urgjente, pasi lidhen me shqetësime të ngritura nga qytetarët në protestë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme