Politika 23 June 2026, 08:37 Nga VNA

“Jam miku juaj”, u thotë Rama protestuesve, por për Shqipërinë që i nxori në rrugë fajin nuk e ka qeveria

Ndaje në Whatsapp
“Jam miku juaj”, u thotë Rama protestuesve, por për

Në ditën e 24-t të protestës para Kryeministrisë, Edi Rama ka zgjedhur t’u drejtohet protestuesve me një status të gjatë në rrjetet sociale, ku përveçse pranon se ekzistojnë padrejtësi dhe probleme të shumta, gjen edhe një shpjegim për zemërimin e tyre: ndikimin e influencerëve, komentatorëve, profileve false dhe algoritmeve të rrjeteve sociale.

“Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij”, shkruan Rama, duke pranuar se qytetarët kanë shqetësime reale për ekonominë, pronën, shëndetësinë, administratën dhe padrejtësitë sociale.

Kryeministri pranon se ka raste kur zyrtarë dhe vartës të shtetit shpërdorojnë besimin e qytetarëve, sillen keq me ta apo kërkojnë favore të padrejta. Por sipas tij, zemërimi i protestuesve është përdorur nga figura politike, komentatorë dhe influencerë, të cilët i kanë nxitur dhe më pas i kanë lënë vetëm.

“Shpesh më ndodh edhe mua të kem zgjime të zbrazëta me të njëjtën shije”, shkruan ai, duke u përpjekur të ndajë me protestuesit zhgënjimin që, sipas tij, prodhojnë padrejtësitë dhe dështimet njerëzore.

Pas “algoritmit” dhe “luftës hibride”, kryeministri duket se ka gjetur një tjetër shpjegim për protestën që prej 24 ditësh zhvillohet poshtë zyrës së tij. Dhe pasi i fton protestuesit të pyesin veten nëse ai është armiku i tyre, Rama kujdeset t’u japë edhe përgjigjen:

“Unë jam miku, jo armiku yt”.

Një përfundim i pazakontë për një kryeministër që prej më shumë se tre javësh përballet çdo mbrëmje me qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme