Politika 22 June 2026, 14:07 Nga VNA

Protesta e 23-të para Kryeministrisë, qytetarët dhe diaspora rikthehen në shesh në orën 19:00 kundër qeverisë

Ndaje në Whatsapp

fvvfvd.jpg

Sot në orën 19:00 do të zhvillohet protesta e 23-të masive përpara Kryeministrisë, ku qytetarët do të rikthehen sërish para godinës së qeverisë për të kërkuar largimin e kabinetit qeveritar dhe dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në protestën e një dite më parë, edhe këtë herë pritet një pjesëmarrje e gjerë e diasporës, me emigrantë që kanë mbërritur në Tiranë nën moton “Kur Shqipëria thërret, bijtë përgjigjen”.

Ky tubim shihet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tre javësh protesta të pandërprera, duke shënuar një intensifikim të lëvizjes së nisur në rrugë.

Revolta, sipas organizatorëve, ka kaluar përmasat e një kauze të thjeshtë dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe emigrimit të të rinjve. Pjesëmarrja e diasporës shihet si tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë shtrihet edhe jashtë kufijve të vendit.

Tubimi do të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Dita e 23-të e protestave antiqeveritare konsiderohet një moment vendimtar për vijimësinë e lëvizjes qytetare, e cila prej javësh ka dominuar debatin politik në vend.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme