Politika 22 June 2026, 12:06 Nga VNA

Tjetër gotitje për Shehajn dhe Kaprin, Kuvendi i përjashton me 30 dhe 20 ditë pasi u përballën me Ramën

Ndaje në Whatsapp

Komisioni i Etikës përjashtpo sot për herë të dytë Agron Shehajn me 30 ditë, ndërsa i dha një përjashtim 20 ditor për deputetin e tij Erald Kapri. 

Kjo pasi në seancën e së enjtes, Edi Rama erdhi pasdite për të garantuar 84 votat e amnistisë. 

Opozita, e cila bllokoi tre herë seancën gjatë paradites, vendosi që pasdite të mos shkonte në Parlament dhe të vetmit prezentë ishin Shehaj dhe Kapri të Partisë Mundësia.

Ata i shkuan afër kryeministrit dhe replikuan me të, madje i grisën dhe letrën ku shënohej emri i tij dhe posti kryeministror. 

Për minuta të tëra Agron Shehaj hidhte akuza nga vendi ku po qëndronte në drejtim tyë kryeministrit çka detyroi kreun e Kuvendit të merrte masën e përjashtimit nga seanca.
Në një moment të dy deputetët e Mundësia iu afruan kreut të qeverisë në vendin ku po qëndronte pranë ministrave gjatë momentit të votimit, duke i kujtuar se duhet të jepte dorëheqjen pasi kjo ishte kërkesë edhe e protestuesve.

Nga ana e tij Rama i ka ironizuar përmes një statusi në faqen e tij në facebook.

  
“Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit’hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës. Natën natën, dhe shijojeni me kë ju do qejfi nëpër Tiranën e bukur e mos e çani kokën për ulëritësit e rrugëve, se aq u mban koteci të shkretëve”, shkruan Rama.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme