Politika 21 June 2026, 14:14 Nga VNA

“Keni alternativë? Hajde bujrum”, deputeti i PS-së Admir Kadeli: Le të na gjykojnë qytetarët te kutia e votimit

Ndaje në Whatsapp
“Keni alternativë? Hajde bujrum”, deputeti i PS-së Admir

Deputeti socialist Admir Kadeli ka reaguar lidhur me protestat dhe debatin e krijuar në rrjetet sociale, duke deklaruar se kushdo që beson se ka një alternativë më të mirë për Shqipërinë duhet të krijojë një parti, të paraqesë një program dhe të kërkojë mbështetjen e qytetarëve përmes votës.

“Keni një alternativë? Hajde bujrum”, shkruan Kadeli në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se vendi ku duhet të përballen projektet politike është kutia e votimit.

Sipas deputetit socialist, ajo që nuk mund të pranohet është që ambicia politike të ndërtohet mbi dëmtimin e Shqipërisë. Ai sjell në vëmendje vitet e tranzicionit, duke argumentuar se në emër të revolucionit dhe ndryshimit vendi humbi fabrika, uzina, prona publike dhe vite të tëra zhvillimi.

Kadeli shprehet se sot shkatërrimi nuk vjen më me leva, por përmes dezinformimit dhe fushatave të organizuara në rrjetet sociale, të cilat sipas tij dëmtojnë ekonominë, turizmin dhe imazhin e vendit.

“Askush nuk fiton kur humbet Shqipëria”, shkruan deputeti i PS-së, duke nënvizuar se kritika, protesta dhe gara politike janë pjesë e demokracisë, por sipas tij Shqipëria nuk mund të jetë kostoja e betejës politike të askujt.

Në fund të reagimit të tij, Kadeli bën thirrje që përballja të bëhet me ide dhe projekte, ndërsa vendimin përfundimtar ta japin qytetarët përmes votës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme