Politika 20 June 2026, 17:05 Nga VNA

Rama anashkalon Koçekun, por pranon shqetësimin në bazë: “Ka edhe socialistë të mërzitur me ne”

Ndaje në Whatsapp
Rama anashkalon Koçekun, por pranon shqetësimin në bazë:

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama ka shmangur çdo koment për largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi i PS-së, duke mos e përmendur fare zhvillimin që ka trazuar shumicën gjatë ditëve të fundit.

Fokusi i Ramës ishte protesta qytetare dhe ndikimi i saj politik. Sipas tij, lëvizja që prej javësh proteston në Tiranë nuk ka sjellë ndryshime në raportet elektorale dhe nuk po prek mbështetjen e socialistëve.

“Nuk na ndikojnë në sondazhe. Vijojmë të ruajmë numrat tanë”, mësohet të ketë thënë Rama para deputetëve.

Kryeministri parashikoi se nga kjo lëvizje mund të lindin një ose dy forca të reja politike, duke përmendur me ironi emrat “Flamingot” dhe “Shqipëria e Re”, me të cilat, sipas tij, Partia Socialiste do të përballet në të ardhmen.

Megjithatë, ndryshe nga deklaratat e mëparshme, Rama pranoi se brenda protestës ka edhe votues tradicionalë të majtë të pakënaqur me qeverinë.

“Duhet të kemi parasysh që aty ka edhe socialistë të mërzitur me ne. Duhet të kemi kujdes për ata dhe të ndërlidhemi”, ishte mesazhi i tij për deputetët.

Në këtë mënyrë, teksa zgjodhi të heshtë për rastin Koçeku, Rama duket se pranoi se protesta nuk përbëhet vetëm nga kundërshtarë politikë, por edhe nga një pjesë e elektoratit të tij, të cilin PS-ja nuk dëshiron ta humbasë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme