Politika 20 June 2026, 12:02 Nga VNA

Rama ‘thumbon’ deputeten Marjana Koçeku: Kalëruan partinë sa mundën, pastaj e goditën me këpucë

Ndaje në Whatsapp

dfvdfvfvdd.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë një koment ironik ndaj deputetes Marjana Koçeku, e cila është larguar nga Partia Socialiste dhe do të vijojë mandatin në Kuvend si deputete e pavarur.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS, Rama përdori një metaforë të drejtpërdrejtë për të përshkruar ish-bashkëpunëtorët politikë, duke thënë se “ata që e kanë ‘kalëruar’ këtë parti sa kanë mundur, pasi kanë rënë nga ‘kali’ kanë filluar ta godasin me këpucët që i blenë duke qenë ende sipër tij”.

Në vijim të fjalës së tij, Rama shtoi se bëhet fjalë për “një grumbullim të madh elementësh të ndryshëm që nuk kanë lidhje organike me njëri-tjetrin, por që janë bashkuar në një moment të vetëm politik”, duke iu referuar zhvillimeve dhe largimeve të fundit brenda radhëve të Partisë Socialiste.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme