Politika 19 June 2026, 13:39 Nga VNA

Transparenca selektive e Tabakut: Sulmon qeverinë për mediat, hesht për sulmet e kryetarit të saj

Ndaje në Whatsapp

ghgnhghngh.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, doli në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit për të denoncuar përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri. Duke iu referuar gjetjeve të raportit të fundit të "Reporterëve pa Kufij", Tabaku vuri theksin te presioni i vazhdueshëm qeveritar, duke deklaruar se sulmi ndaj medias nuk e ndihmon dot pushtetit të mbulojë korrupsionin e vet galopant në këtë sistem që po kthehet hapur në autoritar. Ajo njoftoi se në emër të opozitës ka propozuar ndryshime në Kodin Penal për të garantuar mbrojtjen e gazetarëve, si dhe ndryshime ligjore për të siguruar pavarësinë e bordeve rregullatore të AMA-s dhe RTSH-së.

Tabaku bën shumë mirë që shqetësohet për censurën dhe sulmin që u bëhet mediave, por harron se ky "shqetësim" i saj është selektiv. Ndërsa gjen kurajën të sulmojë strategjinë e Edi Ramës për të kontrolluar narrativën publike, deputetja zgjedh të mbajë sytë e mbyllur dhe gojën e kyçur përpara asaj që ndodh brenda oborrit të partisë së saj.

Për kujtesë të Tabakut, vetëm pak javë më parë kryetari i saj, Sali Berisha, sulmoi mediat. Pa asnjë dallim të madh nga stili i kryeministrit, kreu i PD-së i etiketoi si "mamuthë mediatikë" që ushqehen me paratë e taksapaguesve për t'i shërbyer asaj që ai e quan "narko-qeveri".

Nëse Tabaku dëshiron vërtet të jetë kampione e transparencës dhe e fjalës së lirë, kritika e saj duhet të ketë të njëjtën peshë si për qeverinë, ashtu edhe për shefin e saj politik. Për sa kohë që e dënon sulmin ndaj gazetarëve vetëm kur i shërben axhendës së ditës, ky qëndrim mbetet thjesht një hipokrizi e radhës politike, ku liria e medias përdoret si kalë beteje për politikën e ditës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme