Politika 19 June 2026, 11:26 Nga VNA

Rrenat kapin njëra-tjetrën/ Ibrahimaj pranon se investimi 4 miliardë euro i përkiste projektit që u anulua, por AZHT i nxjerr zbuluar "pa dashje"

Ndaje në Whatsapp

Në përpjekje për të menaxhuar protestën dhe për të manipuluar publikun, qeveria po bën gabime trashanike, që ekspozojnë gënjeshtrat. 

Në fillim Edi Rama tha që nuk ka një projekt, por paralel me këtë, qeveria e tij ka trumbetuar vlerën e lartë të investimit prej 4 miliardë eurosh. Por nga dilte kjo shifër kur nuk kishte projekt?
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimi tha sot se kjo vlerë i takonte projektit fillestar të propozuar, i cili nuk u miratua. 

Pra, qeveria propagandon si vlerë investimi dhe përfitim për ekonominë, shifrat e një projekti që nuk ekziston. 

Vetë ministrja gjithashtu ka shumë mundësi të gënjeje, sepse ajo thotë se projekti nuk u miratua, ndërsa Agjencia e Zhvillimit të Territorit, shkresërisht pohon të kundërtën, se projekti u miratua me firmën e Ramës vitin e shkuar, por më pas u tërhoq nga kompania. 

Çfarë tha sot ministrja Ibrahimi?

“4 mld euro ka qenë një projekt që është dorëzuar më parë, dhe nuk është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, sepse nuk plotësonte standardet për çështjet e intensitetit të ndërtimit, të ndikimit të mjedisit. Vendimit e KKT-së janë bërë tarsparente bashkë me arsyet e rrëzimit. Nuk e dimë se sa do të jenë vlera e projektit që do të vijë për miratim”, pohoi ajo.

(Një tjetër e pavërtetë, sepse ky vendim nuk është bërë transparent). 

Çfarë tha Agjencia e Zhvillimit të Territorit?

Në përgjigjen zyrtare për Faktoje, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZhT) konfirmon se zhvilluesi kishte depozituar një aplikim për leje ndërtimi dhe Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) kishte marrë një vendim (28.01.2025) për miratimin me kusht të lejes për projektin në Zvërnec.

Sipas AZhT-së: “Në lidhje me këtë aplikim, KKTU me Vendimin Nr. 39 datë 28.01.2025 ka miratuar me kusht Lejen e Ndërtimit (…) vendimmarrje e cila nuk është zbardhur si dhe nuk është më në fuqi, pasi subjekti zhvillues ka depozituar deklaratë noteriale, nëpërmjet së cilës është tërhequr aplikimi i sipërcituar. Ju bëjmë me dije se subjekti është tërhequr nga aplikimi më datë 27.03.2025”

Ky sqarim hedh dritë mbi statusin e procedurës administrative. Referuar AZhT-së, rezulton se ndërmjet datës 28 janar 2025, (KKTU e miratoi me kusht lejen), dhe më pas më 27 mars 2025 (kompania u tërhoq nga aplikimi). 

Sipas AZhT-së, kjo vendimmarrje për leje ndërtimi nuk është zbardhur dhe për pasojë nuk është më në fuqi.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme