Politika 18 June 2026, 18:28 Nga VNA

Tymosi një cigare në zyrë. Drejtori në Orikum kërkon falje publike në FB 

Ndaje në Whatsapp
Tymosi një cigare në zyrë. Drejtori në Orikum kërkon

Një deklaratë që të sjell ndër mend kohën e autokritikave dhe fletë-rrufeve është publikuar nga drejtori i Njësisë Administrative Orikum, Drini Harizaj, i cili ka zgjedhur të kërkojë ndjesë publike për një shkelje të rëndë disiplinore: Ndezjen e një cigareje në zyrë.

Në një tekst të gjatë, me tone të denja për një seancë reflektimi kolektiv, Harizaj shpjegon se tensionet e krijuara gjatë transferimit të dokumenteve të gjendjes civile e çuan në një moment dobësie emocionale, ku, në kundërshtim me normat e institucionit, konsumoi një cigare.

“Jam i ndërgjegjshëm se rrethanat nuk justifikojnë mosrespektimin e rregullave”, shkruan drejtori, i cili më pas kërkon falje ndaj institucionit, drejtuesve, kolegëve dhe kujtdo që mund të jetë tronditur nga tymi i duhanit.

Në mungesë të një fletë-rrufeje në murin e ndërmarrjes, autokritika është postuar në Facebook, duke rikthyer nostalgjinë e kohëve kur gabimet në punë shlyheshin me pendesë publike dhe premtime solemne se “situata të ngjashme nuk do të përsëriten në të ardhmen”.

Mbetet e paqartë nëse pas deklaratës së pendesës drejtori do të rehabilitohet plotësisht apo do t’i duhet të shkruajë edhe një ese mbi dëmet ideologjike që sjell konsumimi i nikotinës në administratën publike.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme