Politika 18 June 2026, 13:34 Nga VNA

Rama: Protestuesit për natyrën nuk pranojnë faktet, janë të ndikuar nga sorrat dhe korbat

Ndaje në Whatsapp

fvdffvd.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestuesve që kanë dalë në mbrojtje të natyrës, duke i akuzuar se nuk pranojnë të dëgjojnë faktet dhe zgjidhjet institucionale.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Rama u shpreh se qëllimi i protestuesve mund të jetë i mirë, por sipas tij mungon gatishmëria për dialog dhe bashkëpunim me institucionet dhe ekspertët.

“Problemi nuk janë flamingot. Qëllimi i tyre është i mirë. Problemi është se flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës”, shkruan Rama, duke shtuar se në këtë mënyrë ata “bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar”.

Në reagimin e tij, kryeministri theksoi se simpatizon shqetësimin për mbrojtjen e natyrës, por kritikoi mënyrën e organizimit të protestës, të cilën e cilësoi si të shndërruar në një demonstrim politik “të varfër në argumente”.

Rama vijon më tej me një analizë më të gjerë mbi rolin e qëllimeve të mira në politikë dhe shoqëri, duke nënvizuar se ato, sipas tij, nuk mjaftojnë nëse nuk shoqërohen me racionalitet dhe pranimin e fakteve.

Ai shtoi gjithashtu se protestuesit nuk duhet të ndikohen nga “sorrat dhe korbat”, të cilët i përshkroi si përfaqësues të shpifjeve, teorive konspirative dhe bullizmit publik.

Rama në fund shprehet se mbështet shqetësimin për mjedisin, por kërkoi që debati të zhvillohet mbi baza faktike dhe institucionale, duke u ndarë nga ajo që ai e quajti “zhurmë politike dhe dezinformim”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme