Politika 18 June 2026, 12:37 Nga VNA

Berisha: Heqja e “non gratës” u bë me lobim, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Ndaje në Whatsapp

dffvddfvfd.PNG

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi për mediat jashtë Kuvendit se përpjekjet për heqjen e statusit të tij “non grata” në Shtetet e Bashkuara janë zhvilluar përmes procedurave të lobimit.

Berisha tha se nuk ka pasur lobim pranë administratës së ish-presidentit Joe Biden, por shtoi se pas ndryshimit të administratës amerikane, lobimi ka qenë rruga e vetme për trajtimin e çështjes së tij.

Sipas tij, masa e vetme e vendosur ndaj tij ka qenë ndalimi i vizës, ndërsa pretendoi se përpjekjet për ta përfshirë në sanksione të tjera nuk kanë rezultuar të suksesshme pas verifikimeve të kryera nga autoritetet amerikane.

I pyetur se kush e ka financuar lobimin për heqjen e statusit “non grata”, Berisha u shpreh se shpenzimet janë mbuluar nga një fondacion që, sipas tij, mbështet Partinë Demokratike dhe kauzat e saj politike.

Megjithatë, vlen të theksohet se pretendimi për heqjen e statusit “non grata” është bërë publik nga vetë Berisha, i cili ka deklaruar se ka komunikuar me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një vendim të tillë, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim publik nga ambasada. Po ashtu, në njoftimin zyrtar të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Sali Berisha dhe familjarët e tij vijojnë të figurojnë si persona të shpallur “non grata”.

Ndërkohë, i pyetur nëse ka menduar largimin nga drejtimi i PD tashmë që pretendon se ka hequr sanksionimin e SHBA, Berisha e përjashtoi një mundësi të tillë. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka bërë përpjekje për ta larguar nga skena politike, ndërsa theksoi se gëzon mbështetjen e anëtarësisë dhe elektoratit demokrat.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme