Politika 18 June 2026, 10:04 Nga VNA

Çfarë ndryshoi nga viti i kaluar në këtë vit për Marjana Koçekun dhe Thethin?

Ndaje në Whatsapp
Çfarë ndryshoi nga viti i kaluar në këtë vit për

Thethi nuk ka ndryshuar. As malet, as banorët, as shtëpitë që u shembën dhe as plagët që la pas aksioni i shtetit. Ajo që ka ndryshuar është Marjana Koçeku.

Një vit më parë, si deputete e Partisë Socialiste dhe kryesuese e listës në qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku doli hapur në mbrojtje të Edi Ramës dhe Benet Becit për aksionin në Theth. Në një reagim publik, ish-Neomalësorja e quajti ndërhyrjen e qeverisë “të domosdoshme” për të mbrojtur fshatin që, sipas saj, përbën “kopertinën e turizmit shqiptar”.

Për Koçekun e asaj kohe, shqetësimi kryesor ishte ruajtja e imazhit. Kopertina. Pamja. Identiteti i zonës. Dhe në emër të kësaj kopertine, ajo zgjodhi të qëndronte në krah të qeverisë, duke mos thënë asnjë fjalë për njerëzit që kishin investuar kursimet e tyre në Theth dhe që panë fadromat të shkatërronin atë që kishin ndërtuar.

Sot, një vit më pas, Marjana Koçeku flet ndryshe. Tashmë e larguar nga Partia Socialiste dhe në një kurs përplasjeje me Edi Ramën, ajo kërkon falje publike për Thethin. E quan atë ngjarje një nga goditjet më të mëdha emocionale të jetës së saj. Thotë se ka qarë më shumë se kur i ka vdekur i ati dhe betohet se do t’u dalë zot maleve e se askush nuk do t’i fyejë më.

Është një rrëfim i fortë emocional. Por ai sjell një pyetje të pashmangshme: çfarë ndryshoi nga viti i kaluar në këtë vit?

Sepse Thethi ishte po ai. Banorët ishin po ata. Shtëpitë që u shembën ishin po ato. Fadromat ishin po ato. Edi Rama ishte po ai. Benet Beci ishte po ai. Vetëm Marjana Koçeku nuk ishte më në të njëjtin vend politik.

Kur ishte pjesë e pushtetit, aksioni quhej mbrojtje e Thethit. Sot, nga jashtë pushtetit, i njëjti aksion është një padrejtësi për të cilën ajo kërkon falje.

Dhe kjo ngre një tjetër pyetje. Nëse ajo që ndodhi në Theth ishte kaq e rëndë, sa t’i shkaktonte një dhimbje më të madhe se humbja e të atit, pse heshti atëherë? Pse nuk foli kur fadromat ishin në terren? Pse nuk kundërshtoi Edi Ramën dhe Benet Becin kur kishte mandatin, peshën politike dhe detyrimin ndaj njerëzve që e kishin votuar?

Sepse ndoshta nuk ka ndryshuar historia e Thethit. Ka ndryshuar historia politike e Marjana Koçekut.

Dhe pikërisht këtu qëndron dilema: a kemi të bëjmë me një reflektim të vonuar, me një pendesë të sinqertë, apo me një politikane që po rindërton veten përballë publikut, duke kërkuar të jetë sot zëri i atyre për të cilët dje zgjodhi të heshtte?

Përgjigjen, ndoshta, nuk e ka as Thethi. E ka vetë Marjana Koçeku.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme