Politika 17 June 2026, 19:48 Nga VNA

Pankartë kundër KPA-së, Soros-it dhe reformës në drejtësi në protestën e ditës së 18-të

Ndaje në Whatsapp
Pankartë kundër KPA-së, Soros-it dhe reformës në

Mes pankartave kundër qeverisë dhe thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në protestën e ditës së 18-të tërhoqi vëmendjen edhe një pankartë e drejtuar ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në pankartë shkruhej: “Poshtë drejtësia sorosiane!”, ndërsa ishin vendosur fotot e ish-Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe anëtarit të KPA-së, Sokol Çomo.

Teksti i plotë i pankartës ishte:

“Ish Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, ndryshe Hari Mata Hari. Ish socialisti, ish kryetari i Gjykatës Tiranë, Sokol Çomo ndryshe Epstein-i shqiptar. Të dy anëtar të KPA-së famëkeqe, kandidat të paligjshëm për gjyqtar në gjykatat e apelit, në harem….., pas shkarkimit të paligjshëm të një magjistrati, prokurori apo gjyqtari, tashmë pa mandatin në KPA…”

Pankarta ishte një nga mesazhet e shfaqura gjatë tubimit, ku përveç kritikave ndaj qeverisë dhe kryeministrit, pati edhe qëndrime të drejtuara ndaj reformës në drejtësi dhe institucioneve të vettingut.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme