Politika 17 June 2026, 18:58 Nga VNA

Në krah të Niko Peleshit nga Holanda. Belind Këlliçi i del në mbrojte protestuesve…nga patronazhistët 

Ndaje në Whatsapp
Në krah të Niko Peleshit nga Holanda. Belind Këlliçi i del

Ndërsa protesta qytetare kundër qeverisë vazhdon prej ditësh në rrugët e Tiranës, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zgjedhur të angazhohet në një front tjetër. Nga Holanda, ku ndodhet për një vizitë zyrtare së bashku me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, ai ka reaguar në mbrojtje të qytetarëve që sipas tij po intimidohen në rrjetet sociale nga patronazhistët e Partisë Socialiste.

Këlliçi denoncoi publikisht një rast ku një qytetare pretendon se është kërcënuar pasi kishte komentuar në mënyrë kritike ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas deputetit demokrat, bëhet fjalë për një organizim të patronazhistëve që synon të frikësojë qytetarët dhe të kufizojë lirinë e shprehjes.

Ironia është se ndërsa protestuesit vazhdojnë të mbushin sheshet dhe të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, vetë Këlliçi vazhdon të mungojë në protestë. Në vend të podiumit para Kryeministrisë, ai ka zgjedhur një tjetër skenë politike, atë të vizitave zyrtare, ku ndodhet krah një prej figurave më të rëndësishme të mazhorancës.

Në këto kushte, mund të thuhet se Këlliçi po përpiqet ta luftojë mazhorancën nga brenda. Të paktën gjeografikisht. Sepse ndërsa protestuesit përballen me qeverinë në bulevard, deputeti demokrat gjendet në Holandë në të njëjtin delegacion me kryetarin socialist të Kuvendit, duke denoncuar patronazhistët nga një distancë e sigurt. Për momentin, beteja e tij me pushtetin duket se zhvillohet më afër Niko Peleshit sesa protestuesve që ai thotë se po mbron.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme