Politika 17 June 2026, 15:04 Nga VNA

BE miraton rezolutën për Shqipërinë: 483 vota pro, por kritika për lirinë e medias, zgjedhjet dhe polarizimin politik

Ndaje në Whatsapp

dfvfvddfv.webp

Parlamenti Europian ka miratuar në seancën plenare rezolutën mbi raportin për Shqipërinë për vitin 2025, me 483 vota pro, duke sinjalizuar mbështetje të qartë politike për procesin e integrimit europian të vendit. Dokumenti, i hartuar nga raportuesi për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder, ishte shqyrtuar më herët në Komisionin për Punët e Jashtme, ku kishte marrë 58 vota pro, 7 kundër dhe po aq abstenime.

Gjatë debatit në Parlamentin Europian, Schieder dhe Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, vlerësuan progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke theksuar se objektivi për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 mbetet i arritshëm nëse vijon ritmi aktual i reformave.

Përpara votimit final, eurodeputetët rrëzuan amendamentet që lidhen me projektet në zonat e Vjosa-Nartë dhe ishullin e Sazani, përfshirë shqetësime mbi zhvillimet turistike dhe çështjet mjedisore në këto territore.

Ndër propozimet e rrëzuara ishte edhe ai që ngrinte shqetësime për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Affinity Partners për projektin turistik në Sazan dhe Vjosa–Nartë, si dhe kërkesa për mbështetje të hetimeve të SPAK në këtë kontekst.

Në raport ngrihet shqetësim i theksuar për lirinë e medias dhe sulmet ndaj gazetarëve.

Parlamenti Europian dënon armiqësinë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të pavarur të medias, duke u ndalur në sulmet verbale, fushatat denigruese dhe retorikën anti-media nga zyrtarë të lartë, si dhe ngacmimet online me natyrë mizogjiniste që, sipas raportit, shpesh targetojnë gazetarët që raportojnë mbi korrupsionin, drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Gjithashtu, raporti shpreh shqetësim për numrin e lartë të padive ndaj gazetarëve (SLAPP), duke theksuar se kuadri ligjor për shpifjen dhe fyerjen ende nuk është plotësuar plotësisht sipas standardeve evropiane.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me transparencën në pronësinë e mediave dhe shpërndarjen e reklamave shtetërore, për të garantuar pavarësinë editoriale dhe shmangien e konfliktit të interesit.

Raporti vëren gjithashtu se si dokumenti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2025 ashtu edhe ai i ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të majit 2025 e konsiderojnë kornizën zgjedhore përgjithësisht të përshtatshme për zgjedhje konkurruese, por nënvizojnë probleme si pabarazia e garës politike, përdorimi i burimeve administrative, financimi i partive, akuzat për blerje votash dhe presion mbi votuesit. Në këtë kuadër, i bëhet thirrje forcave politike në vend për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.

Po ashtu, raporti shpreh shqetësim për polarizimin politik dhe diskursin konfrontues, duke theksuar nevojën për dialog konstruktiv parlamentar dhe pjesëmarrje efektive të opozitës, ndërsa nënvizon se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.

Në pjesë të tjera të rezolutës theksohet nevoja për forcim të kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin, transparencë më të madhe në proceset legjislative dhe konsultim më të hershëm me shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura, duke nënvizuar se procesi i integrimit europian duhet të ecë pa kompromentuar cilësinë dhe gjithëpërfshirjen e reformave.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme