Politika 17 June 2026, 10:27 Nga VNA

Deputetja e PS sulmon Marjana Koçekun: As kecat nuk do ta votojnë

Ndaje në Whatsapp

Deputetja socialiste Briseida Çakërri ka sulmuar ashpër ish-kolegen e saj, Marjana Koçeku, duke e akuzuar për mungesë "guximi politik" për dorëzimin e mandatit të fituar nën siglën e PS-së dhe duke e sfiduar me ironi se jashtë kësaj partie nuk do ta votonin "as kecat".

Për të ilustruar largimin e Koçekut nga grupi parlamentar, Çakërri përdori vargjet e Dritëro Agollit mbi mosmirënjohjen, ndërsa mazhoranca po përpiqet ta minimizojë këtë lëvizje duke e cilësuar si një akt individual pa asnjë peshë apo mbështetje reale elektorale.

Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, ka adresuar deklarata të forta ndaj ish-koleges së saj, Marjana Koçeku, pas largimit të kësaj të fundit nga grupi parlamentar socialist.

E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Çakërri deklaroi se Koçeku nuk tregoi guximin politik për të dorëzuar mandatin e deputetes që, sipas saj, e ka fituar falë Partisë Socialiste.

“Me kalimin e ditëve u qartësova akoma më shumë se çfarë po ndodhte që nga momenti i parë i daljes nga grupi parlamentar, ku nuk u tregua aq burrneshë sa të jepte dorëheqjen nga mandati i fituar nga PS, i dhuruar nga PS”, u shpreh deputetja socialiste.

Në një deklaratë, Çakërri solli edhe një varg të njohur të Dritëro Agollit për të ilustruar, sipas saj, sjelljen e ish-deputetes.

“Më kujton Dritëro Agollin kur thotë: ‘E mbajta në krah tërë ditën. Edhe zemër i dhashë… Mbahu! Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: Më rrahu!’ Kjo është shprehja më e saktë”, deklaroi ajo.

Deputetja socialiste sfidoi hapur Koçekun që të testojë mbështetjen e saj elektorale jashtë siglës së PS-së.

“E ftoj të dalë të konkurrojë me kecat se as kecat nuk do ta votojnë. Nuk kam parë asnjë kauzë dhe nuk kam parë asnjë prononcim tjetër”, tha Çakërri..

Deklaratat vijnë në një moment kur largimi i Neomalësores nga grupi parlamentar i PS-së ka ndezur debatet politike, ndërsa socialistët po përpiqen të minimizojnë peshën politike të këtij akti, duke e cilësuar si një lëvizje individuale pa mbështetje reale elektorale.

Ndërkohë, përplasja mes dy deputeteve pritet të ushqejë më tej debatin publik mbi arsyet dhe pasojat e shkëputjes së Koçekut nga mazhoranca.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme