Politika 16 June 2026, 15:18 Nga VNA

PD ju del në krah policëve, Balliu dorëzon projektligjin në Kuvend: Në pension që 60 vjeç, nga Policia e Shtetit dhe e Burgjeve

Ndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë një nismë të re ligjore që synon ndryshimin e moshës së pensionit për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve. Projektligji, i drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kërkon që këto dy kategori të përfitojnë pension pleqërie të plotë me mbushjen e moshës 60 vjeç. 

Nisma ligjore parashikon disa shtesa në ligjin  “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, edhe pse socialistët nuk e kanë për zakon të pranojnë iniciativat e opozitës. 

Ndryshimet kryesore të propozuara
Sipas dokumentit të dorëzuar, ndërhyrjet kryesore do të bëhen në nenet 31 dhe 92 të ligjit të sigurimeve shoqërore: 

Mosha e pensionit: Vendoset kufiri prej 60 vjeç për daljen në pension të plotë të pleqërisë për efektivët e Policisë së Shtetit dhe atyre të Burgjeve. 
 Periudha e sigurimit: Për të përfituar këtë pension të plotë, punonjësit duhet të kenë një periudhë minimale sigurimi prej 30 vitesh. 
Të gjithë punonjësit që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe kanë 30 vite kontribute, përfitojnë menjëherë të drejtën e pensionit. 

Arsyetimi: Kushtet e vështira dhe konsumi fizik e psikologjik
Në relacionin shpjegues të projektligjit, deputeti nismëtar thekson se ky ndryshim vjen si reflektim i natyrës së veçantë dhe shkallës së lartë të rrezikut me të cilin përballen këto kategori. Ndryshe nga pjesa tjetër e administratës publike, punonjësit e policisë ekspozohen vazhdimisht ndaj stresit profesional, turneve të zgjatura dhe gatishmërisë së përhershme. 

Në mënyrë të veçantë, në relacion evidentohen kushtet e vështira të Policisë së Burgjeve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP). Relacioni i referohet edhe raporteve të njëpasnjëshme të Avokatit të Popullit, i cili ka konstatuar problematika serioze si mbipopullimi, mungesa e infrastrukturës dhe mangësi të sigurisë nëpër burgje, çka rrit mbingarkesën njerëzore dhe profesionale të personelit. 

Projektligji cilësohet si me karakter neutral gjinor (zbatohet njëlloj për burrat dhe gratë) dhe sqaron se kjo ndërhyrje prek skemën e detyrueshme bazë, duke mos krijuar dyfishim apo përplasje me skemat ekzistuese të pensioneve suplementare. 

Ndikimi në Buxhet dhe numri i përfituesve
Sipas të dhënave të paraqitura në projektligj, skema pritet të prekë një numër të kufizuar personash në baza vjetore. Aktualisht: 

Policia e Shtetit numëron rreth 12,432 punonjës. 
Policia e Burgjeve numëron rreth 4,000 punonjës. 

Nismëtari argumenton se efekti shtesë mbi fondin e sigurimeve shoqërore do të jetë i kufizuar dhe i shpërndarë në kohë, pasi vetëm një fraksion i vogël i personelit mbush moshën 60 vjeç çdo vit. Gjithashtu, si pjesë e procedurës, kërkohet që Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) të bëjnë një vlerësim të saktë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme