Politika 16 June 2026, 09:42 Nga VNA

Qori dhe Mila përplasen për votat/Mila: Dorëzoj mandatin, dalim në garë bashkë!

Ndaje në Whatsapp
Qori dhe Mila përplasen për votat/Mila: Dorëzoj mandatin, dalim

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka debatuar me deputeten e PS, Sara Mila, në emisionin Të Paekspozuarit, lidhur me protestën e qytetarëve. 

Qori i kujtoi Milas votat që ka marrë nga të burgosurit, ndërkohë që deputetja iu kthye se po bën të njëjtat akuza si Berisha dhe Flamur Noka. 

Debati: 

Qori: Ne nuk frymëzojmë dot të burgosuris si ti, ju ja keni dalë të frymëzoni të burgosurit, duhet të keni zotësi të jashtëzakonshme. 

Mila: Të frymëzoka Berisha dhe Flamur Noka, sepse këtë e thotë Berisha dhe Noka.

Qori: Është e vërtetë? 


Mila: Dil aty dhe thuaj jam i Berishës dhe Nokës.

Qori: Lëvizja Bashkë në burgje nuk ka marrë vota, ju keni qenë shumë popullore në burgje. Kushedi se pse.

Mila: Dil atje dhe trego që je i frymëzuar nga Berisha dhe nga Noka.

Qori: E vërteta është e hidhur por si ilaçi të bën mirë.

Mila: Të kesh 20 vite dhe të mos frymëzosh njerëz është e dhimbshem. Por përpiquni! Që frymëzohet nga Flamur Noka është lajmi i ditës.

Hoxha: Ju në Elbasan keni marrë shumë vota të PD. Apo jo?

Mila: Arlindi u fut si i ri por duke qëndruar kaq shumë, u bë si këta. Edhe Noka kur ka thënë këtë që tha Arlindi, aty ishte ulur. Ke filluar të devijosh nga fokusi yt i drejtë, por janë zgjedhjet e tua. Sa i përket zgjedhjeve, jam e gatshme ta lë mandatin dhe të dalim në garë bashkë. Të shohim kush frymëzon.

Qori: Në burgje besoj se ju.

Mila: Kush ka të drejtën e votës, nuk ndahet në burg ose jo.

Qori: Shpreha vlerësimin për cilat kategori… 

Mila: Meqë je i drejtë dhe idealist, në rast se kjo protestë kthehet në një institucion poliitk, këta njerëz të organizohen në parti. 

Qori: Në një Shqipëri normale, as në ëndërr nuk e shihnit dot të ishit deputete. Në Shqipërinë e vjetër ju mund të bëheni edhe kryeministre. Por të dalim te Rama. Ai ka mënyrë të thjeshtë për të provuar sa i fuqishëm është, të japë dorëheqjen dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Mila: Pse sa herë dalin njerëz në shesh do të bëjmë zgjedhje?

Qori: Rama humbet dhe po humbi pushtetin, do të humbasë edhe lirinë./TPZ

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme