Politika 16 June 2026, 08:56 Nga VNA

Kuvend, PD braktis protestuesit dhe kërkesat e tyre, hap debate shterpë...

Ndaje në Whatsapp

Në Kuvend, Partia Demokratike në vend që të luftojë për shqyrtimin e 4 nismave të saj që lidhen drejtpërdrejt me kërkesat e protestuesve (si ligji për investimet strategjike, për zonat e mbrojtura, paketën e maleve dhe trashëgimninë kulturore), ka vrapuar të hapë debate të reja që nuk ju japin zë protestuesve dhe krijojnë narrativa që në fund nuk kanë asnjë produkt tjetër, vec protagonizmit të atyre që do të të zhvillojnë interpelancën. 

Kështu, deputetja demokrate Jorida Tabaku që me ngazëllim u shfaq në shesh pasi ju dha leje Sali Berisha, mendon se është pikërisht tani momenti që koha parlamentare dhe mikroni të përdoren për të vënë në vështirësi ministrin e Financave, Petrit Malaj. 

Çështjet kryesore që ngrihet nga Tabaku është mosrealizimi i shpenzimeve publike. 

“Edhe pse ka një suficit buxhetor shumë të lartë (rreth 550 milionë euro për periudhën Janar–Prill 2026), kjo vjen si pasojë e mosrealizimit të shpenzimeve publike të planifikuara (vetëm 95.1% e planit)”,-thuhet në kërkesën për interpelancë. 

Në një kënd tjetër, deputeti i Elbasanit, Bledi Himçi është kujtuar pikërisht tani, për bypassin e Elbasanit. 

Akuzohet qeveria për dështim dhe vonesa në zgjidhjen e trafikut mbytës në hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit.

”Trafiku kronik prek mijëra qytetarë, biznese dhe udhëtarë që lëvizin drejt Jugut, Juglindjes (Korçë, Pogradec) apo Maqedonisë së Veriut, duke sjellë humbje kohe dhe rritje të kostove të karburantit”.

Sikur ky problem mbiu pikërisht sot. 

Interpelanca e tretë kërkohet nga grupi i PD dhe ka një lidhje më të afërt me protestën, edhe pse jo të drejtpërdrejtë, sepse lidhet me sistemin shëndetësor dhe me arsyet që ngrenë në shesh ata që flasim apo mbajnë pankarta. 

Kritikohet gjendja e sistemit shëndetësor publik, i cili vuan nga mungesa e investimeve, organizimit dhe një vizioni afatgjatë.

Demokratët listojnë një sërë problemesh, si: 

Infrastrukturë "primitive" dixhitale: Mjekët në QSUT dhe spitalet rajonale vazhdojnë të punojnë pa një infrastrukturë moderne.

Mungesa e EMR: Nuk ekziston një sistem kombëtar funksional i kartelës elektronike mjekësore (EMR), gjë që sjell fragmentim të të dhënave mes spitaleve dhe mjekëve të familjes. Mungojnë gjithashtu regjistrat kombëtarë klinikë dhe koordinimi efektiv.

Dhe fundi është i qartë. PS do të bëjë sikur do të japë llogari, e PD sikur lufton për qytetarët, ndërsa sheshi i qytetarëve i refuzon të dy, duke i detyruar të rrinë cepave të saj. 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme