Politika 15 June 2026, 23:01 Nga VNA

Ditë e 16-të e revoltës: Protesta në Tiranë zbriti me rregulla të reja dhe thirrje për ndryshim para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp

dfvffvd.jpg

Mijëra protestues janë grumbulluar edhe këtë të hënë në qendër të Tiranës, duke shënuar ditën e 16-të të protestës qytetare kundër qeverisë. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, ky marshim nisi me rregulla të reja të bëra publike, ku theksohej se lëvizja do të zhvillohej vetëm brenda Unazës së Tiranës, pa u ndarë në grupe dhe pa marrë drejtime spontane.

Sipas këtij njoftimi, ora e nisjes u caktua në 20:30, ndërsa pjesëmarrësve iu kërkua të lënin gjithmonë një korsi të lirë për emergjencat. Ky vendim erdhi pas mosmarrëveshjeve të një nate më parë me një grup protestuesish që marshuan deri në Rinas, ngjarje për të cilën ka nisur edhe një procedim penal. Gjatë grumbullimit në Sheshin "Skënderbej", aktivisti Arben Kola u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin provokimet dhe të respektojnë rregulloren e përcaktuar.

Ashtu si në mbrëmjet e kaluara, protesta u zhvendos më pas përpara godinës së Kryeministrisë.

Përmes thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qytetarët përsëritën kërkesat e tyre në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku nuk munguan pankartat dhe sloganet e ditëve të fundit. Ndër thirrjet më të shpeshta ishte edhe parulla drejtuar liderëve politikë për përgjegjësi ligjore.

Në foltore u ngjitën qytetarë dhe aktivistë të shumtë, ku pjesa më e madhe e tyre ishin nga diaspora, duke folur mbi korrupsionin, situatën politike në vend dhe domosdoshmërinë për ndryshim. Gjatë tubimit, një qytetare denoncoi nga podiumi se kishte marrë telefonata kërcënuese, por shtoi se qytetarët nuk do të dorëzohen pasi e kanë mposhtur frikën.

Në mesin e thirrjeve të shumta, pati edhe mesazhe mbështetje për SPAK. Një emigrant nga Mirdita u shpreh se situata në vend duhet të adresohet nga drejtësia, të cilën e cilësoi si shpresën e vetme të shqiptarëve përballë klasës politike. Ndërkohë, disa nga pjesëmarrësit e vlerësuan largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i PS si arritjen e parë konkrete të kësaj proteste.

Në mbyllje të tubimit, aktivistja Luçiana Kokaj bëri të ditur se ishte thirrur nga policia për të dhënë deklaratë lidhur me marshimin e një nate më parë drejt Rinasit. Ajo mohoi të ishte organizatore, ndërsa e cilësoi lëvizjen drejt aeroportit si një veprim spontan të të rinjve dhe jo si një aksion të koordinuar.

Përveç saj, në komisariat janë thirrur për të dëshmuar edhe eksperti i IT-së Gent Progni, si dhe aktivistët Arben Kola e Arlinda Lleshi, të cilët konsiderohen pjesë e bërthamës nismëtare të këtyre tubimeve.

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin e tyre nëpër disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme