Politika 17 June 2026, 21:50 Nga VNA

Klevis Balliu fton protestuesit të shkojnë te Parlamenti: Të vendosin vetë për Kodin Zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
Klevis Balliu fton protestuesit të shkojnë te Parlamenti: Të

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u bëri thirrje qytetarëve protestues që të mblidhen te Parlamenti dhe të largojnë deputetët socialistë, duke thënë se më pas vetë protestuesit mund të vendosin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Balliu deklaroi se problem kryesor nuk është Kodi Zgjedhor, por, sipas tij, pabarazia në garën elektorale.

“Hajde t’i nxjerrim nga Parlamenti! Nesër është protesta, të vijnë aty në Parlament, t’i qisin përjashta dhe ne i ndihmojmë t’i nxjerrin përjashta, dhe le ta vendosin këta se çfarë Kodi Zgjedhor duan. Por s’është problem te Kodi Zgjedhor. I patë ato kullat? E patë që një person 29 vjeç kishte 135 milionë euro, me atë përballem në zgjedhje unë”, tha Balliu.

Deputeti demokrat shtoi se në protesta marrin pjesë qytetarë me bindje të ndryshme politike dhe se, sipas tij, opozita duhet të mbështesë protestuesit dhe kërkesat e tyre.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme