Politika 18 June 2026, 11:01 Nga VNA

Berisha akuzon Dumanin për dosjen “Aruba”, por hesht për emrat e trafikantëve të përmendur nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon Dumanin për dosjen “Aruba”, por hesht për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga foltorja e Kuvendit ish-kreun e SPAK, Altin Dumani, se ka fshehur emrat e funksionarëve të lartë që, sipas tij, kanë qenë në Aruba, në ishullin ku autoritetet spanjolle dokumentuan takimin mes Artur Shehut, vëllezërve Osmani dhe personave të tjerë të dyshuar për trafik droge.

Berisha deklaroi se Dumani ka fshehur emrat e ish-sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, si dhe të ish-ministrit Damian Gjiknuri.

I vetmi nga këta emra që ndodhej në sallën e Kuvendit, Damian Gjiknuri, kundërshtoi deklaratat e Berishës. Por kreu i PD iu përgjigj me ironi: “Edhe sikur të mos kesh qenë, të gjithë për ty flasin”, çka shkaktoi të qeshura në sallë.

Në fakt, dosja e SPAK mbi takimin në Aruba nuk përmban emra konkretë të funksionarëve, por referon informacionet e autoriteteve spanjolle, sipas të cilave, krahas trafikantëve shqiptarë, në takim kanë marrë pjesë edhe funksionarë shtetërorë që do të garantonin mbështetje politike për projektet e pastrimit të parave dhe investimet strategjike.

Megjithatë, ndërsa ka drejtuar gishtin nga Altin Dumani për mënyrën se si është hetuar dosja, Sali Berisha nuk ka përmendur asnjë nga emrat që SPAK ka identifikuar si të përfshirë në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike. Në asnjë prej deklaratave të tij nuk janë përmendur Artur Shehu, Ilir Shtufi apo personat e tjerë të cilët figurojnë në hetimet e SPAK.

Për Berishën, problemi duket se nuk janë trafikantët e drogës të përmendur në dosje, por prokurori që ka zhvilluar hetimet.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme