Politika 18 June 2026, 10:30 Nga VNA

“Mbarojnë” ekspertët: Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, pavarësisht hijes së hetimit të SPAK-ut

Ndaje në Whatsapp
“Mbarojnë” ekspertët: Jonaid Myzyri emërohet në

Jonaid Myzyri është emëruar në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, duke zëvendësuar Arlinda Pogajn, e cila paraqiti dorëheqjen nga detyra.

Myzyri ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik. Emri i tij është përmendur në një hetim të SPAK-ut mbi procedurat e tenderëve të zhvilluara gjatë viteve 2020-2023.

Hetimi është përqendruar te dyshimet për mungesë gare në një sërë procedurash prokurimi, ku në disa raste rezultonte pjesëmarrëse vetëm një kompani, ndërsa në raste të tjera subjektet konkurruese dyshohet se janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Pavarësisht se emri i tij doli në këtë hetim, qeveria ka vendosur t’i besojë Myzyrit drejtimin e një institucioni kyç për prokurimet publike.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme