Politika 18 June 2026, 12:14 Nga VNA

Berisha - Gjiknurit: Dil dhe betohu që s’ke qenë në Aruba 

Ndaje në Whatsapp

ghnnghnghngh.PNG

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri u përfshinë sot në një debat të ashpër në Kuvend, duke shkëmbyer akuza dhe kundërakuza lidhur me çështjen e njohur si “Aruba”, si dhe me statusin “non grata” të Berishës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi organet e drejtësisë se po fshehin emrin e Damian Gjiknurit në lidhje me këtë çështje, ndërsa i kërkoi deputetit socialist të deklarojë publikisht se nuk ka pasur asnjë përfshirje.

Nga ana tjetër, Gjiknuri i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si shpifje. Ai deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me personat e përmendur në këtë histori dhe shtoi se disa prej emrave të përfshirë në diskutim kanë lidhje familjare me Berishën, çështje që sipas tij duhet të sqarohet nga institucionet kompetente.

Deputeti socialist u ndal gjithashtu te statusi “non grata” i ish-kryeministrit, duke paralajmëruar se në të ardhmen do të bëjë publike, sipas tij, informacione mbi marrëveshjet që Berisha mund të ketë zhvilluar për të krijuar mundësi rikthimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në replikën e tij, Berisha mohoi kategorikisht çdo pretendim të ngritur nga Gjiknuri, duke i cilësuar ato trillime. Ai përsëriti kërkesën që deputeti socialist të deklarojë publikisht se nuk ka qenë i përfshirë në çështjen e Aruba-s, duke theksuar se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë.

Debati mes dy politikanëve u zhvillua mes toneve të forta dhe akuzave reciproke, duke sjellë një tjetër përplasje verbale në sallën e Kuvendit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme