Politika 18 June 2026, 13:41 Nga VNA

Rregullorja e re e Nikos, që rregulloi vetëm pazarin për Fatmir Xhafajn

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-18 at 1.40.21 PM.jpeg

Sërish bllokim foltoreje!

Por rregullorja e Kuvendit tani është ajo që shkroi Niko Peleshi. Kujtojmë se PD ankimoi në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet e rregullores të miratuara në nisje të legjislaturës. Me atë ankimim, PD kërkonte rrëzimin, mes të tjerash, të neneve që sajonin një komision në pronësi të Fatmir Xhafajt.

Gjykata Kushtetuese i rrëzoi këto ndryshime dhe tema e rregullores u rikthye për shqyrtim në Kuvendin e drejtuar nga Niko Peleshi. Kujtojmë se Kryetari i Kuvendit nuk është thjesht drejtues i seancës plenare. Këtë rol e ushtron sa herë Kuvendi mblidhet. Por mbi të gjitha, ai është drejtuesi i institucionit që përfaqëson organin më të lartë të pushtetit ligjvënës.

Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të komisionit Xhafaj, Kuvendi i drejtuar nga Niko Peleshi rifuti në shqyrtim ndryshimet e rregullores. Me negociimin personal të Kryetarit të Kuvendit, pozicioni privat i Fatmir Xhafajt u rikthye edhe më i fuqishëm se më parë. Sepse neni i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për krijimin e komisionit privat të Xhafajt u rikthye i shoqëruar edhe me një tjetër, i cili nuk kishte qenë fare pjesë e paketës fillestare të ndryshimeve në nisje të legjislaturës.

Një nen me të cilin komisioni privat i Fatmir Xhafajt shndërrohet tashmë në babain e të gjitha komisioneve të tjera, duke përçudnuar të gjithë skemën e funksionimit të komisioneve parlamentare. Gjithçka me votat edhe të opozitës.

Me mbi 30 amendamente, tashmë çdo rrëmujë në Kuvend, e cila nuk disiplinohet dot nga rregullorja, nuk mund t’i faturohet askujt tjetër veç atyre që e shkruan, e negociuan dhe e votuan.

Dhe meqë pazari mes Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, rezultoi i mjaftueshëm për të rikthyer edhe më të fuqishëm komisionin e Fatmir Xhafajt, nuk ka më asnjë kuptim që përgjegjësia për kaosin e sotëm të kërkohet diku tjetër. Rregullorja është e Nikos, marrëveshja është e Nikos me Gazment Bardhin dhe pasojat janë të atyre që vendosën ta shesin si reformë atë që në fund rezultoi thjesht një pazar.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme