Politika 18 June 2026, 18:00 Nga VNA

Lapaj vetëofrohet si avokat për protestuesit e proceduar: Asnjë hap pas!

Ndaje në Whatsapp

gfgfgg.jpg

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas procedimeve penale të disa protestuesve nga Policia e Tiranës, duke u vetëofruar për t’u dhënë asistencë ligjore.

Përmes një reagimi në Facebook, Lapaj tha se pasi dëgjoi thirrjen e Gent Prognit për ndihmë juridike, ai dhe ekipi i tij i avokatëve janë në dispozicion të protestuesve që janë proceduar ose mund të procedohen në vijim.

“Sapo dëgjova një thirrje nga Gent Progni, i cili kërkonte asistencë ligjore për protestuesit e proceduar penalisht nga policia. Personalisht, si avokat, dhe gjithë ekipi ynë i avokatëve janë në dispozicion të protestës. Kushdo nga protestuesit që është proceduar apo do procedohet të më kontaktojë! Asnjë hap pas!”, shkruan Lapaj.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme