Politika 18 June 2026, 14:09 Nga VNA

Pretendimet e Koçekut për kërcënim/ Balla: Jam bariu i tufës, por nuk më ka ardhur asnjë ankesë nga deputetja

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvd.PNG

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se nëse deputetja Marjana Koçeku është kërcënuar nga ndonjë person me precedentë kriminalë, ajo duhet ta denoncojë rastin në organet e rendit.

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Balla theksoi se kërcënimi përbën vepër penale, ndërsa moskallëzimi i tij gjithashtu është i dënueshëm me ligj. Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Shkodrës që të nisë një hetim paraprak mbi rastin, edhe nëse pretendimet nuk rezultojnë të vërteta.

“Kërcënimi është një vepër penale dhe moskallëzimi i një krimi është po ashtu vepër penale. Në rast se ka një person që guxon të kërcënojë një qytetar, pavarësisht pozicionit, është vepër penale. Mendoj që edhe sikur të mos jetë kështu, një hetim paraprak duhet zhvilluar”, u shpreh Balla.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte komunikuar me deputeten, Balla përdori edhe ironi, duke u shprehur se në cilësinë e kryetarit të grupit është “bariu i tufës”, por se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar apo të drejtpërdrejtë prej saj për shqetësimin në fjalë.

Ai shtoi se kishte qenë në kontakt me deputeten deri të premten, pasi ishin planifikuar të ishin pjesë e një delegacioni së bashku, por theksoi se çdo deputet ka vendimmarrjen e vet.

Balla komentoi gjithashtu përplasjet politike të deputetes Koçeku me mazhorancën, duke thënë se nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në politikën shqiptare, duke kujtuar raste të ngjashme të mëparshme mes Gazment Bardhit dhe Sali Berishës në vitin 2021, kur janë bërë akuza për takime me grupe kriminale në Elbasan.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme