Politika 18 June 2026, 15:27 Nga VNA

Prova e parë e rregullores së Peleshit: kaos në sallë dhe asnjë masë disiplinore

Ndaje në Whatsapp

hmhjmjhm.PNG

Prej orës 11 seanca plenare nuk po zhvillohet dot normalisht. Ndryshe nga sa ndodhte përpara pazarit mbi ndryshinet e rregullores, sot Niko Peleshi po kupton që nuk merr dot më as masa disiplinore ndaj prishësve të rendit të seancës.

Pas ndryshimeve në rregullore, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën përbëhet nga 1 sekretar dhe 5 anëtarë ne raporte të barabarta PS, PD. Pra nga 6 deputet!

Këto ndryshime që barazuan përfaqësimin e maxhorancës dhe opozitës në këtë organ, kanë vështirësuar procedurën e masave disiplinore.

Disiplina në seancë ka mbetur në dorë të sekretarit të Sekretaritatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Nuk kuptohet se si një anëtari që nuk ka targë drejtimi të një organi, por thjesht detyra raportimi, Peleshi i ka ngarkuar peshën e diferencimit në votë, në rastet kur 6 pjestim për 2, del 3. Pra kur PD ka tre vota dhe PS ka po aq në Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Kjo është situata e te dhe pasoja është e shkaktuar nga Rregullorja e negiciuar nga Niko Peleshi.

Kuvendit i urojmë ta gëzojnë rregulloren e Peleshit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme