Politika 18 June 2026, 20:02 Nga VNA

Kthesë në protestën e 19-të, qytetarët i drejtohen Kuvendit gjatë votimit të amnistisë, tensione edhe para selisë së PD

Ndaje në Whatsapp
Kthesë në protestën e 19-të, qytetarët i drejtohen

Protesta e 19-të qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka nisur këtë të enjte me një intinerar të ndryshuar nga ditët e mëparshme. Qytetarët e mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” u drejtuan drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohej seanca plenare dhe ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Ndryshe nga protestat e ditëve të kaluara, kur marshimi përfundonte përpara Kryeministrisë, protestuesit vendosën t’i drejtohen Parlamentit, pikërisht në kohën kur deputetët po shqyrtonin dhe votonin amnistinë penale dhe disa projektligje të tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Para godinës së Kuvendit u dëgjuan thirrje si “Dorëzoni mandatet!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, ndërsa protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre jo vetëm ndaj mazhorancës, por ndaj gjithë klasës politike. “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Parlament i krimit” ishin disa nga sloganet që u përsëritën nga qytetarët, teksa deputetët po largoheshin nga seanca plenare.

Në seancën e kësaj të enjteje mori pjesë kryeministri Edi Rama, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike munguan pa bërë asnjë njoftim publik për arsyet e bojkotit të seancës.

Pas qëndrimit përpara Kuvendit, protesta vijoi me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë rrugës, protestuesit u ndalën edhe para selisë së Partisë Demokratike, ku hodhën parulla si “Opozitë e shitur” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Kalimi para selisë blu u shoqërua edhe me një moment tensioni. Thirrjet e protestuesve shkaktuan debate me persona të pranishëm pranë godinës së PD-së dhe për disa çaste situata u tensionua, ndërsa përplasja verbale për pak sa nuk degjeneroi në konfrontim fizik.

Më pas, marshimi vijoi drejt Kryeministrisë, ku protestuesit vazhduan thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike. Kjo është dita e 19-të radhazi e protestave qytetare në Tiranë, të cilat kanë nisur pas kundërshtimeve ndaj projektit turistik në zonën e mbrojtur të Pishë-Poros dhe janë shndërruar gradualisht në një lëvizje me kërkesa të qarta politike kundër qeverisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme