Politika 20 June 2026, 11:25 Nga VNA

Berisha replikon me protestuesen për pronat: “Mbështes protestën, por jo shpifjet”

Ndaje në Whatsapp
Berisha replikon me protestuesen për pronat: “Mbështes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së një protestueseje në tubimin qytetar të së premtes, e cila tha se familja Berisha dhe Argita Berisha kanë marrë 63 hektarë tokë në Divjakë, duke bërë që familja e saj të mos kompensohet prej 35 vitesh.

“Kam bërë 35 vite gjyqe në Lushnjë për pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha, Sali Berisha, kanë marrë Divjakën dhe ne nuk kompensohemi”, deklaroi protestuesja nga podiumi, ndërsa shtoi: “Rama në burg, Berisha në burg, Balluku në burg”.

Në një reagim në Facebook, Berisha i cilësoi këto akuza “gënjeshtër të plotë dhe shpifje të turpshme”, duke deklaruar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë pasur kurrë asnjë metër katror tokë në Divjakë dhe se nuk i kanë marrë askujt pronë.

Ish-kryeministri akuzoi qeverinë se po përdor shpifjet për të përlyer kauzat publike, por theksoi se mbështet protestën e rinisë dhe qytetarëve. “Sali Berisha mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, por natyrisht jo shpifjet dhe shpifësit që e dëmtojnë kauzën e saj”, shkroi ai.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme