Politika 19 June 2026, 14:53 Nga VNA

Pas paralajmërimit se do të shkatërronte Bajrat, Marjana Koçeku i kthehet estetikës dhe godet Palasën e Samir Manes

Ndaje në Whatsapp
Pas paralajmërimit se do të shkatërronte Bajrat, Marjana

Vetëm një ditë pasi paralajmëroi se, nëse fisi Bajri do të prekte familjen e saj, ajo do t’i shkatërronte, deputetja Marjana Koçeku ka zhvendosur vëmendjen nga konfliktet e Shkodrës tek arkitektura e jugut.

E larguar tashmë nga grupi parlamentar socialist, Koçeku publikoi në Facebook një foto ajrore të kompleksit të vilave në Palasë, investim i biznesmenit Samir Mane, të shoqëruar me komentin: “N’rast se s’punon gPS-ja, si e njeh cila asht shpia jote: janë tana njisoj.”

Me një fjali të vetme, deputetja shkodrane ironizoi uniformitetin e vilave, duke dëshmuar se, përtej përplasjeve politike, ka zhvilluar edhe një sens të mprehtë për estetikën. Dhe duhet pranuar se në këtë pikë i ngjan jo pak Edi Ramës. Ashtu si kryeministri, i cili prej vitesh ka bërë nga komentet mbi arkitekturën dhe pamjen urbane pjesë të identitetit të tij politik, edhe Koçeku duket se ka zbuluar kënaqësinë e goditjes estetike.

Kështu, pas paralajmërimeve ndaj Bajrave, deputetja që braktisi grupin parlamentar të PS-së ka kaluar nga lufta me fiset tek lufta me monotoninë arkitekturore, duke treguar se në Facebook arsenali i saj shtrihet nga krimi i organizuar deri te vilat “që janë tana njisoj”.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme