Politika 19 June 2026, 17:23 Nga VNA

PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën për protestat dhe çështjet mjedisore

Ndaje në Whatsapp

fvddvffv.jpg

Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, për të dhënë shpjegime lidhur me protestat që po zhvillohen prej disa javësh në vend.

Sipas njoftimit të PD-së, protestat janë organizuar nga qytetarë të paangazhuar politikisht që prej 31 majit 2026, fillimisht si reagim ndaj mungesës së transparencës për një projekt zhvillimor në një zonë të mbrojtur natyrore. Më tej, ato janë zgjeruar duke përfshirë shqetësime më të gjera për keqqeverisje, korrupsion, abuzim me pushtetin dhe mungesë transparence në projektet publike.

Qytetarët protestues kanë paraqitur një sërë kërkesash, mes të cilave shfuqizimi i kuadrit ligjor për investimet strategjike, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, si dhe rishikimi i kuadrit për “Paketën e Maleve” dhe ligjin për trashëgiminë kulturore.

Në njoftim theksohet gjithashtu se protestat kanë gjetur jehonë edhe në nivel europian, duke iu referuar një rezolute të fundit të Parlamentit Europian, e cila shpreh shqetësime për ndikimin e ligjit për investimet strategjike dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Për këto arsye, Partia Demokratike kërkon që kryeministri të paraqitet në Kuvend dhe të japë sqarime mbi masat e qeverisë për adresimin e shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe të pasqyruara, sipas tyre, edhe në dokumentet e institucioneve europiane.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme