Politika 19 June 2026, 16:29 Nga VNA

Andi Tepelena përgënjeshtron idenë e kthimit të protestës në parti politike: Qëllimi është largimi i Ramës, jo krijimi i një force të re

Ndaje në Whatsapp

ghgnhnghngh.PNG

Një nga organizatorët e protestave qytetare, Andi Tepelena, ka hedhur poshtë idenë e artikuluar ditët e fundit nga disa pjesëmarrës dhe mbështetës të lëvizjes se fryma e krijuar në shesh mund të shndërrohet në një parti të re politike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tepelena thekson se njerëzit e angazhuar me mbarëvajtjen e protestave “nuk do të shfrytëzojnë energjinë popullore për të krijuar parti politike”, duke shtuar se kauza kryesore mbetet largimi i Edi Ramës nga Kryeministria.

Sipas tij, lëvizja është në thelb antisistem dhe synon që largimi i Ramës të sjellë një “efekt domino” që do të çonte edhe në largimin e kastës politike 35-vjeçare, me përfaqësuesit kryesorë Edi Rama dhe Sali Berisha. Tepelena shton se mënyra se si do të ndërtohet e ardhmja politike duhet të vendoset nga sovrani përmes zgjedhjeve të drejta dhe të barabarta, me qeveri teknike dhe kandidatë “atdhetarë e anti-mafia”.

Deklarata e tij vjen në një moment kur brenda protestës janë shfaqur edhe zëra që kanë propozuar kthimin e lëvizjes qytetare në një subjekt të ri politik.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme