Politika 19 June 2026, 15:32 Nga VNA

Sot protesta e 20-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Ndaje në Whatsapp

ghgh.webp

Sot në orën 19:00 pritet të zhvillohet protesta e 20-të radhazi në Tiranë, ku qytetarë të ndryshëm kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Prej 19 ditësh me radhë, tubimet janë zhvilluar në kryeqytet, me pjesëmarrje që protestuesit e cilësojnë masive, veçanërisht gjatë mbrëmjes së djeshme, kur qytetarë janë grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë.

Edhe në këtë protestë të radhës, pas qëndrimit disaorësh përpara Kryeministrisë, parashikohet që protestuesit të zhvillojnë një marshim në rrugët kryesore të Tiranës, duke përcjellë kërkesat dhe mesazhet e tyre publike.

Pjesëmarrësit deklarojnë se do të vijojnë protestat dhe mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë aktuale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme