Politika 20 June 2026, 15:28 Nga VNA

Bardhi i përgjigjet Ramës për ‘Arubën’ me dosjen e SPAK

Ndaje në Whatsapp

fvdfvd.jpg

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e njohur si “Aruba”, duke publikuar pjesë nga një dosje e Prokurorisë së Posaçme dhe duke e akuzuar kreun e qeverisë se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë.

Deklaratat vijnë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ku Rama u shpreh se nuk ka qenë kurrë në Aruba dhe se nuk di çfarë përfaqëson ky vend.

“Çfarë vlere ka që unë të them se nuk kam qenë kurrë në Aruba, nuk e di fare për çfarë bëhet fjalë, nuk kam dërguar kurrë njeri? Këto nuk kanë vlerë, sepse Aruba është bërë e vërtetë, është nxjerrë në fushën e algoritmit, është ricikluar në pafundësi dhe është bërë e vërtetë”, deklaroi Rama.

Pas deklaratës së tij, Bardhi reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke pretenduar se çështja nuk lidhet me rrjete sociale apo “algoritme”, por me të dhëna hetimore.

Sipas tij, referuar materialeve të SPAK, në dosje përmenden përgjime të autoriteteve belge, ku thuhet se janë evidentuar takime dhe kontakte mes personave nën hetim dhe, sipas përmbledhjes së cituar, edhe me “përfaqësues dhe funksionarë të lartë shtetërorë të shtetit shqiptar” në Aruba, në periudhën janar–shkurt 2019. Në materialet e cituara nga Bardhi, thuhet se këto takime lidhen me projekte të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, të dyshuara si të financuara nga burime të paligjshme dhe me përfshirje të aktorëve politikë.

Bardhi ka akuzuar kryeministrin se po përpiqet të relativizojë çështjen përmes ironisë dhe referencave ndaj rrjeteve sociale, duke deklaruar se “provat nuk janë algoritëm, por realitet”, dhe se sipas tij, ato përfshijnë materiale filmike dhe fotografike.

Ai ka shtuar gjithashtu se kriminalizimi i ekonomisë dhe pastrimi i parave të dyshuara të lidhura me trafikun e drogës përbëjnë një problem serioz për vendin, për të cilin, sipas tij, përgjegjësia bie mbi qeverinë.

Megjithatë, për t’iu përgjigjur deklaratave të Ramës, Gazment Bardhi i referohet dosjes së SPAK. Por ndërkohë, deri tani nuk thënë asgjë për dosjen, emrat e trafikantëve dhe oligarkëve që përfshihen aty.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme